Nicolas Cage i kthehet zhanrit triller-aksion, publikohet paraqitja e shkurtë

Ditë më parë është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit të zhanrit triller-aksion ku rolin kryesor do ta këtë aktori, Nicolas Cage, transmeton SHQIP.com
Titulli i filmit është “Prisoners of the Ghostland” dhe ka të bëjë me një kriminel famëkeq.
Ai duhet të thyejë mallkimin në mënyrë që të shpëtojë një vajzë që është zhdukur në mënyrë misterioze.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, regjisori i këtij filmi është japonezi Sion Sono, i cili njihet për realizimet filmike, si “Ai-naki mori de sakebe” (“The Forest of Love”), “Anchiporuno” e “Tsumetai nettaigyo” (“Cold Fish”).
Sofia Boutella, Nick Cassavetes, Bill Moseley, Yuzuka Nakaya e Tak Sakaguchi – janë disa nga aktorët tjerë që luajnë në “Prisoners of the Ghostland”.
Cage kishte një film të suksesshëm këtë vit, dramën “Pig”, për të cilin kritikët thanë se tregoi talent të madh aktrimi në një zhanër të ndryshëm.
Ai është djali i profesorit të letërsisë krahasuese, August Coppola.
Ai është me origjinë italiane (baba) dhe polake dhe gjermane (nënë). Cage ndryshoi emrin e tij në fillim të karrierës së tij për të bërë reputacionin e tij, duke arritur shkëlqyeshëm me një mori rolesh klasike, të çuditshme nga fundi i viteve 1980./SHQIP.com