Ekonomi

Ngritët siguria e operimeve në njësit prodhuese të KEK-ut

KEK.

Kompania Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B-2  e termocentralit Kosova B ka filluar revizionin e rregullt vjetor.

Përmes një njoftimi për media, KEK këtë e ka bërë me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë dimrit.

“KEK – Ngritët siguria e operimeve në njësitë prodhuese. Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri me datën 15. 11. 2022”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas KEK-ut, nga njësia B do të furnizohet edhe Termokosi.

“Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MË/h, A4=125MË/h dhe B1=250MË/h.  Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MË/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit”.

Kujtojmë se KEK para një muaji ka njoftuar se njësia A-4 ka planifikuar të ndalet me qëllim të sanimit të rrjedhave që ishin paraqitur në kalldaj.

/Shqip.com