Lajme Botë

Ngritet aktakuzë kundër oficerit gjerman i cili bashkëpunoi me agjentët rusë

Oficeri i ushtrisë gjermane Ralph. G kishte bashkëpunuar me Shërbimin Inteligjentë të Federatës Ruse duke dorëzuar informata të ndjeshme që kanë të bëjnë me formacionet e ushtrisë gjermane pastaj çështjet të cilat lidhen me ekonominë si dhe informatat personale të drejtuesve të ushtrisë.

Ndaj oficerit gjerman tani është ngritur një aktakuzë nga prokuroria pasi i njëjti kishte bashkëpunuar me vendet e huaja kundër interesave të Republikës Federale të Gjermanisë.

Sipas aktakuzës Ralph G i cili ishte një oficerë rezervë në ushtrinë gjermane dhe ishte nënkomandant i komandës ndërlidhëse kishte rënë në kontakt me agjentët rusë nga tetori i vitit 2014 nëpërmjet disa personave të ndryshëm.

Deri në mars të vitit 2020 i njëjti kishte dhënë Shërbimit Inteligjent rusë informacione për rezervistët në ushtrinë gjermane.

Ai kishte ofruar informacione edhe të natyrës ekonomike që kishin të bëjnë me sanksionet të cilat i ishin vendosur Rusisë në vitin 2014 dhe për gazsjellësin Nord Stream 2. 

Ai dërgoi të dhënat personale të anëtarëve të rangut të lartë të ushtrisë gjermane duke përfshirë edhe kontaktet e tyre private tek shërbimi rus.

Në këmbim i akuzuari kishte marr ftesa nga Federata Ruse për ngjarje të cilat ishin organizuar nga ky shtet. /Shqip.com