Merr mesazhe ngacmuese në punë, qytetari raporton rastin në polici
Publikuar:
(17.04.2023 10:01:58)

Një qytetar i Kosovës, ka raportuar në polici se është ngacmuar përmes mesazheve të dielën.
Sipas njoftimi të policisë, ai ka pranuar mesazhe nga një numër i panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për deri sa ishte në vendin e tij të punës ka pranuar disa mesazhe nga rrjeti social nga një numër i pa njohur”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Ngacmim”.
/Shqip.com