Ngacmohet sekusalisht e mitura në Obiliq, arrestohet i dyshuari
Publikuar:
(27.12.2022 10:23:08)

Një person është arrestuar në Obiliq pasi dyshohet që ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ngacmuar seksualisht të miturën viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
/Shqip.com