Nga sot, Kroacia në Eurozonë

Që nga sot e që është data 1 janar, Kroacia është zyrtarisht pjesë e Eurozonës duke u bërë kështu anëtari i 20-të i bllokut njëmonedhësh.
Krahas kësaj, mund të theksohet se bashkimi i Kroacisë me anëtarët e Eruozonës nuk është një moment i mirë për shkak se vlera e Euro-s ka rënë kundrejt dollarit amerikan.
Banka Qendrore Evropiane është në një kryqëzatë kundër inflacionit, e cila po bën që ekonomia të ngadalësohet.
Megjithatë, ministri kroat i Financave Marko Primorac është optimist.
“Ne jemi të sigurt se normat e interesit dhe kostot e huamarrjes në përgjithësi do të rriten në kohën e duhur. Megjithatë, ne jemi të sigurt se rritja për Kroacinë do të ishte shumë më e ulët sesa po të mos bashkoheshim me eurozonën”, tha Primorac për Politico.
“Ne gjithashtu parashikojmë dhe presim që kjo të pasqyrohet pozitivisht në kostot e huamarrjes,” tha Primorac.
Kroacia, vendi i fundit që u bashkua me BE pothuajse një dekadë më parë, u bë anëtari i parë i ri i zonës euro që kur tre vendet balltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, braktisën monedhat e tyre kombëtare më 2011, 2014 dhe 2015.
Kroacia do të fitojë gjithashtu një vend në tryezën e Këshillit Qeverisës të Bankës Qendrore Evropiane dhe është në procesin e ratifikimit të traktatit të Mekanizmit të Stabilitetit Europian, me shpresë deri në janar, tha Primorac.
/Shqip.com