Lajme

Nga sot fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Pikëkalimi kufitar në Bërnjak.
Pikëkalimi kufitar në Bërnjak.

Nga sot të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar ditë më parë se nga 1 korriku do të fillojë të subvencionohet polica kufitare për mërgatën.

“Bashkë me Ministrin Sveçla, Guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë”, ka njoftuar ministri Murati, të premten në Facebook.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat, ka bërë të ditur ministri Murati.

/Shqip.com