Nga sot, fëmijët e lindur nga viti 2012 mund të përfitojnë shtesa
Publikuar:
(01.09.2022 14:36:19)

Ministria e Financave ka njoftuar se duke filluar nga sot është hapur aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se që nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=312
Deri më sot, të drejtë aplikimi kanë pasur fëmijët e lindur nga viti 2014 e më pas./SHQIP.com