Nga nesër, testet rapide në Prishtinë bëhen shtatë ditë në javë
Publikuar:
(19.01.2022 11:57:37)

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka njoftuar se testet rapide-antigjen duke filluar nga e enjtja e 20 janarit, në kryeqytet do të bëhen në shtatë ditë të javës.
Qendra e Studentëve ku bëhet ky lloj i testit, siç ka njoftuar Gashi, do të punojë nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
“Ky vendim është marrë në përgjigje të rritjes së numrit të qytetarëve që kërkojnë të testohen me testet rapide antigjenike”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Gashi ka bërë të ditur se vetëm me datë 18 janar, 403 testime rapide janë kryer në këtë qendër./SHQIP.com