Lajme

Nga Emergjenca japin detaje për gjendjen e Pupovcit

Emergjenca - QKUK

Sot gjatë ditës Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Pupovci është sulmuar fizikisht në ambientet e Universitetit të Prishtinës.

Si pasojë e sulmit fizik, Pupovci është dërguar në Emergjencë për të marrë trajtim.

Shqip.com ka kontaktuar Emergjencën për të marrë një prononcim lidhur me gjendjen e pacientes.

Drejtori I Emergjencës, Naser Syla ka thënë se Pupovci është trajtuar në Emergjencë dhe pas trajtimit është lëshuar për në shtëpinë e saj

‘’Pacientja në fjalë është trajtuar në Emergjencë dhe pas trajtimit të marrë është liruar për në shtëpinë e saj’’ ka thënë Syla për Shqip.com.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuara për Shqip.com rastin në fjalë./Shqip.com