Lajme

Nga e hëna, pajisjet dimërore për automjete të obliguara

Ilustrim

Nga e hëna e 15 nëntorit, të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.

“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në kumtesën e tyre.

Po ashtu, ka apeluar shoferët për kujdes në ngasje gjatë këtij sezoni dimëror.

Ndonëse Ligji për rregullat e trafikut rrugor në Kosovë e parasheh që ndërrimin i gomave të verës me ato të dimrit të bëhet nga data 15 nëntor deri 15 mars, ekspertët ndërkombëtarë thonë se gomat e dimrit duhet vendosur posa temperaturat të bien në më pak se 7 gradë. Kjo pasi vetura duhet të ketë fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë./SHQIP.com