Nga e hëna nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
Publikuar:
(28.10.2022 11:08:43)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e hënë fillon vaksinimi kudër gripit sezonal në Kosovë.
MSH ka bërë thirrje që qytetarët të përgjigjen pozitivisht.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal.
Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë”.
Tutje, thuhet se MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.
/Shqip.com