Lajme

Nga 9 maj deri më 9 gusht, afati për ndërrimin e patent shoferit ilegal me atë të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

Për këtë vendim sot ka njoftuar kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se kalimi në patent shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

“Kalimi në patent shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patent shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: -letërnjoftimin, origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, -çertifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patent shofer, -dëshmi të pagesës së taksës, dhe -origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri më datën 9 gusht 2024.

/Shqip.com