Nga 1.5 në 2 euro, ngritët starti i taksive në Prishtinë
Publikuar:
(14.03.2022 18:43:25)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ngritjen e tarifës së startit të taksive nga 1.50 në 2 euro për kilometrat e parë.
Më herët, starti ka qenë 1.50 euro i taksive në Prishtinë, ndërsa me ngritjen e çmimit të derivateve edhe shërbimet e taksive janë shtrenjtuar.
Fillimi i vitit 2022 ka nisur me ngritje të çmimeve, kryesisht produkte ushqimore, ndërsa me nisjen e luftës në Ukrainë nga Rusia, edhe derivatet kanë pësuar ngritje.

Vendimi i kryetarit, Përparim Rama.