Kulturë

Nexhmije Pagarusha do të kujtohet në festivalin e Ramë Lahajt

Koncerti ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’, do të ndaj një mbrëmje të veçantë në nderim të artistes të ndjerë, Nexhmije Pagarushës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Festivalit, i cili do të fillojë më 21 korrik.

“Këtë vit kjo mbrëmje e veçantë, kushtuar artistes së madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, vjen me një kombinim të mrekullueshëm të artistëve shqiptarë,  duke filluar që nga solistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës, si Armando Likaj  tenori shqiptar Klodjan Kacani e deri tek sopranot tona të shquara, Zana Abazi e Arta Jashari,  duke përfshirë edhe talentët tanë të rinj, Granit Musliu e Mirlinda Koci që u veçuan në edicionin e vitit të kaluar të RLIOF”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, thuhet se do të ketë edhe versione të kënëgës shqipe, duke përfshirë edhe ato të kënduara nga artistja e  madhe Pagarusha. Artistët do të shoqërohen nga Menan Berveniku në Piano.

Mbërmja e organizuar për artisten Pagarusha do të mbahet me 26 korrik me fillim nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Kjo mbrëmje organizohet për ta nderuar për kontributin e saj në muzikën shqiptare./Shqip.com