Lajme

Nexhat Llumnica kërcënohet me vdekje

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica është kërcënuar me vdekje.

Këtë e ka pranuar vetë Llumnica në një prononcim për Shqip.com

Llumnica thotë së është kërcënuar me vdekje përmes një acounti fake në Facebook.

‘’Po është e vërtetë, është një kërcënim që ka ardhur nga një account fake në Faceboook’’ ka thënë fillimisht Llummnica.

Lluminica thotë  se kërcënimi ka përmbajtur disa fjalë banale por është përmendur edhe mundësia e vdekjes së tij.

‘’Kërënimi përmban shumë ofendime, por përmendet edhe vrasja’’ ka thënë Llumnica për Shqip.com

Ai po ashtu ka treguar edhe arsyet se përse ka ardhur ky kërcënim.

‘’Fillimisht mas protestave që  kemi pasur , një faqe më ka përlyer me politikën, dhe në postimet e mija kjo faqe ka komentuar por unë vetëm i kam fshirë komentet dhe e kam injoruar dhe e kam bllokuar këtë faqe por që më pas më ka ardhur ky mesazh në Facbookun tim’’ ka thënë Llumnica për Shqip.com

Llumnica ka thënë se rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës./Shqip.com