Neuropsikiatri Jusuf Ulaj emërohet këshilltar i kryeministrit
Publikuar:
(17.11.2021 16:52:39)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar neuropsikiatrin Jusuf Ulaj këshilltar për Shëndetësi.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, përmes një njoftimi në Facebook.
”Vazhdojmë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për Shëndetësi!”, ka shkruar Shkreta.
Ulaj është anëtar dhe drejtues i Komiteti për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje./SHQIP.com
