Netanyahu mandatohet për formimin e Qeverisë së re izraelite

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka siguruar mandatin për të formuar Qeverinë e re, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në udhëheqjen e shtetit.
Ekzekutivi i ri pritet të jetë administrata më e djathtë që Izraeli ka pasur ndonjëherë.
Pas një krize të paprecedentë politike në Izrael, shtet ku në më pak se katër vjet janë mbajtur pesë palë zgjedhje, votimet e 1 nëntorit i dhanë Netanyahut dhe aleancës së tij të ekstremit të djathtë një shumicë të qartë në Parlamentin prej 120 ulësesh.
“Kam vendosur që t’ua jap ju, Benjamin Netanyahu, detyrën për formimin e Qeverisë”, tha presidenti izraelit, Isaac Herzog, gjatë ceremonisë të mbajtur në Jerusalem më 13 nëntor, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kujtojmë se një javë më parë, u raportuar se me 86% të votave të numëruara, ish-kryeministri Izraelit, Netanyahu, me partinë e tij Likud, do të arrij të marrë 65 vende parlament i njohur ndryshe me emrin Knesset që ka 120 vende.
/Shqip.com