Lajme

Nesër shtrëngata shiu në Kosovë, mundësi të tornados ujore në Shqipëri dhe Greqi

Moti pritet të marrë kthesë drastike në rajon të premten, kurse në Shqipëri dhe Greqi  paralajmërohen mundësi e tornadove ujore.

Sipas Meteo Kosova kjo do të vijë për shkak të një cikloni që gjendet në Itali i cili pritet të krijoj shtrengata shiu në Ballkan.

“Nga ky sistem, pritet të gjeneroj breshër të madh dhe shumë të madh, shi rrëke, erëra të fuqishme, shkarkesa të ashpëra elektrike, vërshime të shpejta si dhe tornado, ky i fundit mbulon veçanërisht detin Jon dhe bregdetin perëndimor grek, në një shkallë më të vogël edhe detin Tirren, Sicilinë, Jugun e Detit Adriatik dhe bregdetin shqiptar”, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.

Moti në Kosovë

Gjatë të premtes pritet të ketë ulje e temperaturave në të gjithë vendin. Temperaturat në Kosovë do të zbresin deri nën 20 Gradë Celcius.

Të Dielën priten vranësira të shpeshta në Kosovë, ku ka mundësi për ndonjë reshje të izoluar, ndërsa në Shqipëri kryesisht me diell./Shqip.com