Nesër protestohet në Prishtinë
Publikuar:
(30.04.2022 22:07:19)

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë gjatë ditës së diele do të protestohet me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.
Kjo protestë është organizuar nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.
“Përgatitjet e fundit për protestën e 1 majit. Nesër, punëtore/ë, të papuna/ë, studente/ë, pensioniste/ë, bashkohemi e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thuhet tutje në njoftim.
Protesta pritet të filloj nga ora 12:00./Shqip.com