Nesër protestë në Shqipëri kundër vizitës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur
Publikuar:
(19.12.2021 16:52:51)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë kombëtare përballë kryeministrisë.
Protesta, e cila do të mbahet të hënën më 20 dhjetor, do të ketë dy qëllime kryesore, shkruan Shqip.com.
Qëllimi i parë është kundër “Ballkanit të hapur” dhe së dyti për “vjedhjen kombëtare”.

“Mbledhja e protestuesve do të bëhet te selia e Partisë Demokratike, e pastaj për t’u nisur së bashku drejt kryeministrisë”, ka njoftuar Berisha.
“20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. Protesta ka dy qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të hapur, së dyti protesta e vjedhjes kombëtare”, kishte deklaruar Berisha ditë më parë./Shqip.com