Lajme

Nesër prezantohet draft-statusi për Asociacionin

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilën gjë është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

E ky draft-status pritet që të prezantohet gjatë ditës së nesërme.

Dokumenti i prezantuar nga Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” që vepron edhe në Kosovë përmban 18 nene ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Pos kësaj në pikën e dytë të nenit të parë theksohet se statuti i asociacionit është akti më i lartë juridik i këtij mekanizmi ndërsa miratohet nga Kuvendi Themelues i këtij asociacioni.

Lexo edhe:
Bëhet publik një draft-statut i Asociacionit, propozohet që ai të formohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Asociacioni është e vetmja marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtare që Asociacioni ashtu siç është nënshkruar më datën 19 prill 2013-ës, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se plani i ashtuquajtur franko-gjerman, duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

Në anën tjetër, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier nuk ka pranuar që ti komentojë zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në momentin që ai është pyetur për zhvillimet e fundit ka thënë se për këtë do të flasë javën e ardhshme.

“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme” – është përgjigjur shkurt Hovenier.

Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.

Lexo edhe:
Bëhet thirrje për protestë në ditën kur do të diskutohet për Asociacionin

Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime për thirrje për protestë gjatë ditës së marte.

Protesta nuk dihet se nga kush po organizohet, por thuhet se po bëhet për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas njoftimit, protesta do të filloj në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora 12:00.

/Shqip.com