Nesër nuk do të mbahet mësim në shkollat e Komunës së Klinës
Publikuar:
(19.01.2023 21:40:21)

Komuna e Klinës ka njoftuar se ditën e nesërme nuk do të mbahet mësim, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Në njoftimin e tyre, thuhet se Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, bashkërisht kanë vendosur që për shkak se qarkullimi është vështirësuar, nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësimi.
Ky vendim, ka ardhur për shkaqe të sigurisë së nxënësve, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.
Tutje, lidhur me hapat e tjerë, drejtorët e shkollave do të informohen me kohë.
/Shqip.com