Nesër nis sesioni vjeshtor i kuvendit
Publikuar:
(19.09.2021 22:11:48)

Më 22 shtator deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kthehen në punë pas pushimeve verore.
Gjatë kohës sa në Kosovë kishte numër të madh vdekjesh si pasojë e COVID-19, ka pasur kërkesa nga opozita që Kuvendi të kthehet nga pushimet. Por, ai kthehet nesër, sipas procedurave të rregullta.
Për të hënën është paraparë të procedohen 24 projektligje nga sesioni i kaluar, bashkë me 193 të tjera, që janë në agjendën legjislative vjeshtore.
Disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës janë edhe kandidatë për kryetarë komunash.
Kjo pasi zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor dhe partitë disa kandidtura ia kanë besuar deputetëve nga radhët e tyre. /Shqip.com