Nesër mblidhen dy Komisione parlamentare
Publikuar:
(07.07.2022 21:03:57)

Nesër pritet të mblidhen dy Komisione parlamentare.
Fillimisht duke filluar nga ora 09:00, pritet të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë komision pritet të shqyrtohet Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.
Ndërsa në ora 13:00 pritet të mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Ky komision pritet të shqyrtojë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për hartim të Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”./Shqip.com