Nesër mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së
Publikuar:
(15.09.2022 23:05:15)

Ditën e nesërme pritet të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rijnë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo ceremoni do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.
Ceremonia pritet të nis në ora 10:00./Shqip.com