Lajme

Nesër marshohet edhe në Hagë

Nesër në Hagë do të mbahet një protestë, në ditën kur atje fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Një pjesë e organizatorëve të protestës sot shkuan afër qendrës së paraburgimit ku ndodhen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë brenda padrejtësisht dhe se Kosova është me ta.

Ne ende i kemi 1600 familje që kërkojnë të dalin para tyre pikërisht para tyre për shkak të krimeve serbe dhe sot gjykohen shqiptarët, gjykohen ata që të vetmin qëllim e kanë pasur lirinë e popullit, mbrojtjen e popullit dhe pavarësinë e këtij populli. Andaj, ne jemi këtu në mbrojtje të tyre, jemi në marsh dhe jemi krenarë që gati e gjithë Kosova ka zbarkuar sot këtu dhe u tregojmë edhe atyre që janë brenda padrejtësisht në burg, që ne jemi me ta”, tha ai.

Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

/Shqip.com