Lajme

Nesër Kurti pret në takim Lajçakun

ALbin Kurti dhe Miroslav Lajçak
ALbin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, takimi do të fillojë në orën 09:00  gjatë ditës së nesërme në ndërtesën e Qeverisë.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 6.12.2022. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Lajçak është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Lajçakut, në këtë takim me presidentin e Serbisë është diskutuar edhe për kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet shtetrore.

/Shqip.com