Nesër festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Publikuar:
(31.05.2022 21:26:34)

Nesër në gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Sikurse edhe në vendet tjera edhe në Kosovë, kjo ditë festohet me aktivitete të ndryshme.
Fillimisht Këshilli i Pavarur i Mediave, mban tryezë diskutimi me temën “Mbrojta e Fëmijëve dhe të miturve nga përmbajta e papërshtatshme në media”.
Kjo tryezë fillon në ora 10:00.
Po ashtu për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Gjilan dhe Deçan organizohet program festiv për fëmijët.
Në Pejë duke filluar nga ora 12:50, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.
Me 1959, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve.