Nesër bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës
Publikuar:
(13.03.2023 20:54:31)

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet një tryezë diskutimi ku do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.
Ky organizim do të bëhët nga ana e Komunës së Prishtinës.
Muaj më parë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishte shpalosur “Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës”, të realizuar nga Kompania ICME.
Rama kishte thënë se kryeqyteti ka nevojë për një spital të vet.
“Kryeqyteti ka nevojë të ketë spitalin e vet, në të cilin do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura për të akomoduar nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet dhe sfidat shëndetësore në të cilat hasin”, kishte deklaruar Rama.
/Shqip.com