Nëntë deputetë të Listës Serbe betohen si deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës

Nëntë deputetët e rinj të Listës Serbe, të propozuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Ilir Kërçeli- këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në fillim të seancës së Kuvendit, Konjufca ka lexuar deklaratën e betimit për nëntë deputetët prezentë në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ditë më parë Lista Serbe njoftoi se po largohet nga Institucionet e Kosovës, po ashtu edhe deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre.
Dhjetë deputetët serb të Listës Serbe që kanë dorëzuar mandatet, janë zëvendësuar nga: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Millan Joksimoviq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jekiq, Bilena Maksiq, Cvetko Velkoviq.
Por në mesin e 10-të deputetëve që janë betuar njëri nuk i përket Listës Serbe.
/Shqip.com