Nënshkruhet marrëveshja që do t’i dhurojë dy automjete Policisë së Kosovës

Sot gjatë ditës së hënë u nënshkrua marrëveshja në mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës gjermane në Kosovë për dhurimin e dy automjeteve si donacion.
Përmes një njoftimi për media, kjo marrëveshje u nënshkrua në mes të ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde si dhe U.D të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hotit.

“Sot me datën 10.10.2022 U.D, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës z. Fehmi Hoti priti në takim ambasadorin Gjerman z.Rode, me të cilin nënshkruan një marrëveshje për donacion prej dy automjeteve për PK-së, e cila është si vazhdimësi e projekteve të mëhershme”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Hoti ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për Rohde.

“U.D, Drejtori i Përgjithshëm shprehi falënderimin ndaj vet ambasadorit dhe Ambasadës Gjermanë për ndihmën e vazhdueshme ndaj PK-së, në ngritjen e kapaciteteve përmes dhurimit të donacioneve të shumta”.
Ndërsa, ambasadori gjerman shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të ndihmoi Policinë e Kosovës përmes donacioneve të ndryshme, si dhe të rris edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellët.
/Shqip.com