Nëna e gjen pa shenja jete djalin në shtëpi, rasti hetohet nga policia
Publikuar:
(01.05.2023 09:28:45)

Një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec të dielën.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e tij, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
/Shqip.com