Nëna e Beatrixit shan ‘keq’ ndjekësin që ofendoi vajzën e saj?
Publikuar:
(07.01.2022 19:38:33)

Aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj ka disa muaj që kanë filluar lidhjen brenda në Big Brother.
Por, lidhja e tyre fillojë ende pa u përfunduar një histori që aktori kishte jashtë me moderatorën, Bora Zemani.
Për këtë, që nga momenti i puthjes së tyre, fansat u ndanë në dy grupe, atë të Borës dhe Beatrixit.
Por, këto komente negative që po bëhen ndaj Beatrix Ramosajt, nëna e saj duket se po i përjeton mjaft keq, saqë reagimet e saj në rrjete sociale kanë qenë të shpeshta.

Së fundmi një mesazh ka mbërritur në redaksinë e real-news, ku një qytetar pretendon se mamaja e Beatrix e ka sharë shumë rëndë.
Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga nënë e saj edhe pse llogaria është e Antigonës./SHQIP.com