Nëna e Beatrixës akuzon produksionin e BBV

Të shumta janë rastet kur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri kalojnë parashutat.
Vetëm gjatë ditës së djeshme tri të tilla kanë kaluar për banorët e Big Brother, të cilët janë emocionuar nga mesazhet që kanë marrë.
Por, siç duket nuk po lejohen të gjitha, e këtë e ka treguar nëna e Batrixit.
Antigona Ramosaj ka zbuluar se produksioni nuk po i lejon parashutat që kërkohen të kalojnë në shtëpinë e BBV në mbështetje të Trixës dhe Donaldit, madje ka akuzuar produksionin se ka ndaluar një surprizë për çiftin.

Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku shihet një parashutë për çiftin Donald dhe Beatrix, duke theksuar se kjo është parashuta e dytë që nuk lejohet të fluturojë mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Ju duam fansat nga Suedia, Donald & Beatrix” , është shkruar në dedikim, ndërsa te story thuhet se është parashuta e dytë që ndalohet për çiftin.

Ndryshe, këto parashuta janë duke lëvizur në kundërshtim me rregullat e produksionit.
Kjo pasi, Arbana Osmani ka treguar se produksioni nuk e lejon një befasi të tillë./SHQIP.com