Rozë

Nëna e Beatrix Ramosaj tregon letrën që fansat e Donaldit i ka dërguar Beatrixit

Beatrix dhe Antigona Ramosaj

Donald Veshaj ka kërkuar nga disa persona që të dërgojnë dhuratë Beatrixit për “Shen Valentin”.

Një gjë të tillë e ka bërë vëllai i tij, Romeo Veshaj, i cili ka dërguar një buqetë më trëndafila dhe një kartolinë në të.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi që e ka bërë ai.

Më vonë edhe nëna e Beatrixës, Antigona Ramosaj ka postuar lulet duke e shoqëruar postimin me projektin e fundit muzikor që Trixa e ka lansuar në dedikim për Donaldin.

Gjithashtu, ajo edhe e ka hapur letrën duke bërë publike fjalët që Donaldi i ka shkruar Beatrixës.

“They can’t stop our love. Lule për lulen më të bukur në botë Beatrixën. Me kërkesë nga Donaldi e bërë me dashuri nga fansat Donald-Beatrix. Happy Valentine Day”, shkruhej në letrën që ishte shoqëruar me lulet.

Ndryshe ajo se bashku me vajzën e saj ndodhet në pushime./SHQIP.com