“Ne zihemi me njëri-tjetrin..” Fifi flet për marrëdhënien e saj me Adisin
Publikuar:
(16.04.2022 22:06:33)

Këngëtarja e njohur shqiptare Fifi, tash e sa kohë ka nisur një lidhje të re dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.
Ata janë takuar pak pas daljes së Fifit nga “Big Brother Albania VIP” dhe çifti po shijojnë çdo moment bashkë, madje janë bashkë edhe në mbrëmje muzikore të këngëtares.
Fifi së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah të dashurit , e me anë të një shkrimi ka shprehur dashurinë e saj ndaj tij.
“Ne zihemi me njëri-tjetrin, zemërohemi, thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin. T’du”, ka shkruar ajo.
Ndryshme kujtojmë se Fifi i ka kushtuar këngë partnerit disa muaj më parë dhe kjo këngë titullohet “Hana”./SHQIP.com