Segmenti i rrugës në të cilën gjendet ambasada ruse merr emrin “Ukraina e Lirë”
Publikuar:
(05.03.2022 18:08:59)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se ata do të emërtojnë një rrugë në Tiranë në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas i cili është duke luftuar për liri kundrejt pushtimit rus.
Rruga do të emërtohet “Free Ukraine” dhe në atë segment të rrugës gjenden katër ambasada.
“Qyteti i Tiranës do të emërtojë një segment të rrugës “Free Ukraine”. Rastësisht në atë segment të rrugës ndodhen ambasada e Ukrainës, Rusisë, Serbisë si dhe ambasada e Kosovës. Lufta e Serbisë ndaj Kosovës si dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka definuar gjeneratën tonë. Kurse kjo rrugë tash do të definojë qytetin tonë”, ka shkruar Veliaj në Twiter. /Shqip.com