Lajme

Në takim me drejtorin e FES, LVV shprehë qëndrimet kundër Asociacionit

Drejtori i Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Rene Schlee ka shkuar sot në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje ku është takuar me sekretarin organizativ, Alim Ramën dhe sekretarin për marrëdhënie ndërkombëtare, Hajrulla Çekun.

Në njoftimi për media nga LVV, thuhet se në këtë takim u shpreh qëndrimi i tyre kundër themelimit të Asociacionit.

“Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes LV dhe FES ndër vite. U dakorduam për koordinimin e bashkëpunimit për vitin 2023, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve organizative, politikën publike dhe qeverisjen lokale. Bashkëpunimi në mes LV dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë do të  jetë një nga objektivat kryesore gjatë këtij viti, në kuadër të rritjes së koordinimit me familjen Social Demokrate në EU dhe në botë”, thuhet në njoftimin e LVV-së. Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Tutje thuhet se drejtori i FES u ftua që të bëjë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera duke përfshirë edhe Serbinë.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese. Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë”.

Sot, FES ka publikuar edhe draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ku thuhet se duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Lexo edhe:
Publikohet draft-statuti për Asociacionin

Po ashtu, theksohet se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të ketë simbolet e veta zyrtare.

Në këtë draft potencohet se ndryshimet brenda Asociacionit, duke përfshirë anëtarësimet, largimet apo shpërbërjen e tij, përcaktohen brenda statutit të tij.

/Shqip.com