Lajme

Në Skenderaj konfiskohet një armë, policia jep detajet

Në orët e mesditës  së sotme (e premte) njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar armë zjarri.

Në njoftimin për media thuhet se konfiskimi i armës është realizuar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna me ç ‘rast janë ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Në vendin e ngjarjes  në një aheng familjar, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, dy (2) fishek) dhe tre (3) gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari m/k/Sh, 36 vjeçar,  shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës”.

/Shqip.com