Lajme

Në ShSKUK po trajtohen 192 pacientë nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 192 pacientë,

Nga 192 pacientë prej tyre 182 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 pacientë të negativizuar dhe 2 të tjerë të pakonfirmuar.

125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë.

Qendra Infektive në QKUK

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 67 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë, Spitali i Prizrenit, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 18 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjakovës, 20 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë”, thuhet në njoftim./Shqip.com