Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, shfaqet filmi “Ferdonija”

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të zhdukur, ndërsa Kosova ka ende mbi 1600 persona të zhdukur në luftë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë në parkun e Ministrisë së Kulturës, po shfaqet filmi “Ferdonija”.
Ky film rrëfen përjetimet e zonjës Ferdonije, gruas që ka mbetur pa burrin dhe djemtë e saj, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. I xhiruar në një periudhë prej dy vitesh filmi tregon emocionet, mendimet, vështirësitë dhe vuajtjet e Ferdonijes, të reflektuara nga realiteti i zhdukjes me dhunë të gjithë familjes së saj nga forcat serbe.
Filmin e ndoqën ministri Çeku, deputetja Arjeta Fejza, po ashtu shumë qytetarë e filmdashës.
“Ferdonija” do të vazhdoj të transmetohet deri në orën 22:00.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe tek memoriali i të pagjeturve në Prishtinë, ndërsa Kurti i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditën e sotme e ka nisur me vizitë në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezi./Shqip.com