Në QKUK, 85 pacientë po trajtohen me COVID-19
Publikuar:
(26.07.2022 11:04:02)

85 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në mesin e tyre janë edhe dy foshnje.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, bëhet e ditur se 24 paciente janë në mjekim intensive.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 24 pacientë + dy pacientë në Mjekim Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës,12 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.