Në protestën para Parlamentit edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha
Publikuar:
(21.12.2023 11:27:08)

Në protestën e sotme të opozitës mori pjesë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha. Argita Berisha ndodhej në mes të protestuesve përpara selisë së Parlamentit.
Ndërsa mazhoranca socialiste miratoi vendimin për heqjen e imunitetit të Berishës, në sheshin jashtë Parlamentit mbështetës të opozitës protestuan qetësisht.
Argita Berisha Malltezi është parë shpesh kohët e fundit të marrë pjesë në aktivitetet e partisë që drejton de facto babai i saj. Malltezi mori pjesë edhe në Kuvendin Kombëtar duke iu drejtuar me një fjalim të pranishmëve.
/Shqip.com