Në Prizren arrestohet një person për krime lufte
Publikuar:
(15.10.2023 09:57:05)

Është arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999.
“KRIME LUFTE NDAJ POPULLATËS CIVILE- Prizren 1998-1999. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/Shqip.com