Lajme

Në Prishtinë nesër shënohet “Nata e Zjarreve”

Gjatë ditës së nesërme në kuadër të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Prishtinë pritet të shënohet “Nata e Zjarreve”.

Organizimi nis nga ora 18:00 dhe mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Ky është viti i dytë që kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri.

Theksojmë se sot gjatë ditës, në Kuvendin e Kosovës u mbajt seancë solemne kushtuar luftës së UÇK-së dhe sakrificës dhe luftës së familjes Jashari.

/Shqip.com