Në Prishtinë i mituri raporton se dy persona tentuan ta fusnin me dhunë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën është raportuar se një i mitur është tentuar që të rrëmbehet nga dy persona të panjohur në komunën e Prishtinës.
Sipas raportit të PK-së ata dyshohen se ishin të armatosur.
”Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftim.
Ndërkaq në një rast tjetër në rrugën B në Prishtinë është arrestuar një person për pjesëmarrje në rrahje dhe lëndim i rëndë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, në një lokal për shkak të një mosmarrëveshje çasti, ka tentuar ta godas viktimën mashkull kosovar. Në rast ishin përfshirë edhe personeli i lokalit të cilët e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e PK-së. /Shqip.com