Në Prekaz ndizen flakadanët e lirisë
Publikuar:
(07.03.2023 18:17:15)

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes ndezjes së flakadanëve, u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.
Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë anekënd trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
/Shqip.com