Në Polici gjatë 24-orëve u raportuan 5 raste të dhunës në familje
Publikuar:
(14.09.2022 10:21:42)

Policia e Kosovës, bën të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.
Në njoftimin e PK-së thuhet se dy raste janë shënuar në Lipjan dhe nga një rast në Prishtinë, Malishevë e Gjakovë.

Nga 5 rastet e raportuar, të gjithë të arrestuarit për dhunë janë të gjinisë mashkullore.
Megjithatë, vetëm në dy raste viktimat janë të gjinisë femërore, pasi që në tri rastet e tjera janë arrestuar burra për dhunën e ushtruar ndaj viktimave burra.
Dhuna në familje është një dukuri në rritje në vendin tonë edhe gjatë ditës së djeshme po ashtu u raportuan 13 raste./Shqip.com