Në Kongresin Amerikan, Konjufca u takua me Nancy Pelosi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i cili u prit në Kongresin Amerikan.
Konjufca përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar për bisedën që ka pasur me Pelosin.
Ai tha se biseduam për progresin e Kosovës dhe jo vetëm.
“Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh ShBA-Kosovë. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur për aspiratat euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Konjufca.
Pleasure to meet w/ former U.S House @speakerpelosi. Talked about Kosova’s progress, recent political developments in our region & reaffirmed the 🇺🇸 – 🇽🇰 excellent bilateral partnership. Expressed our gratitude for her outspoken support of 🇽🇰’s Euro-Atlantic aspirations. pic.twitter.com/Qb4nP48djg
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) March 28, 2023
/Shqip.com